
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se Kryeminsitri Albin Kurti duhet ta vizitojë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës më shpesh, e më pak për spektakël.
Halimi ka thënë se Kurtit nuk i interesojnë kushtët e rënda në spitalet e Kosovës, po spektakli që mund të ofrojë nga aty, transmeton Gazeta10.
“Po të mos mungonte përkushtimi, nuk do të mungonin edhe gjërat më bazike, që nga higjiena, barnat esenciale e deri te dyert e prishura që nuk mbyllen. Pacientëve të goditur nga kriza e çmimeve – me rroga të zhvlerësuara, iu duhet të blejnë vetë shumëçka. Këta pacientë e kanë të pamundur të marrin shërbimin e duhur, nga mungesa e stafit të stërngarkuar e të keqpaguar. Mirëpo të gjitha këto, nuk i interesojnë kryeministrit që e ka prioritet spektaklin; duke mos u marrë kurrë me përmbajtjen ai e ushqen vetëm krizën dhe propagandën”, ka shkruar ajo ndër të tjera./Gazeta10