Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Halimi i reagon Bislimit: Si Qeveri do duhej të hulumtonit se përse ekspertët po ikin nga vendi

Gazeta10
10 Maj 2023 - 16:30

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimit, i cili potencoi se ikja e qytetarëve është  “diçka normale”.

Halimi ka thënë se migrimi nga Kosova është shumë shqetësues dhe se nga Qeveria do të duhej të pritej së paku një hulumtim për shkakun e ikjes së qytetarëve, shkruan Gazeta10.

“Çështja e ikjes së qytetarëve nuk është betejë politike, është shqetësim për shoqërinë dhe duhet të na bëjë bashkë të gjithëve. Derisa zëvendës kryeministri e konstaton ikjen si ‘normale’ do të pritej nga qeveria së paku një hulumtim për t’i dhënë përgjigje pyetjes, pse po ikin qytetarët? Mjekët dhe ekspertët e fushave të ndryshme? Pas kësaj përgjigje dalin plot pyetje të tjera, përgjigjet në të cilat partia në pushtet i kishte në fushata parazgjedhore. Mjerisht nuk i ka më!?”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka shkruar se pas këtij hulumtimi do të dalin plot përgjigje, që partia në pushtet i kishte në fushatë zgjedhore, e që “mjerisht nuk i ka më”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.