Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Halimi: Kurti po i thotë jo garantit të lirisë sonë

Gazeta10
06 Qershor 2023 - 19:15

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për mosdakordim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke iu referuar situatës aktuale politike në vend, shkruan Gazeta10.

Sipas saj, Kurti për shkak të një pengu të së kaluarës së tij etnonacionaliste po e rrezikon të ardhmen e vendit dhe popullit të tij.

Tutje ajo ka folur edhe për mbështetjen që Kosova vazhdimisht ka marrur nga ShBA-ja.

“Sot, një kryeministër i zgjedhur i Kosovës po i thotë jo garantit të lirisë sonë! Për shkak se është peng i të kaluarës së tij etnonacionaliste, ai po e rrezikon të ardhmen e vendit dhe popullit të tij! Amerika që kur hapi Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, më 1996 i ka qëndruar në krah Kosovës, me të gjitha mjetet dhe resurset. Me Amerikën u arrit Marrëveshja e Rambouillet më 1999 dhe Serbia u ndëshkua me Tomahawk. Me Amerikën Procesi i Vjenës kulmoi me Paketën Ahtisaari që e çoi Kosovën në 17 shkurtin e vitit 2008. Me Amerikën u konfirmua pavarësia në GjND më 2012. Me Amerikën fituam ushtrinë kombëtare më 2017. Jemi në rrugë për t’u bërë një nga kombet transatlantike. Pa Amerikën nuk do të jemi as demokraci, as anëtare në NATO dhe as në BE. Jemi ndër fare pak vende të ndëshkuara. Për kë bien kambanat?”, ka shtuar ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.