Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haliti: Absurde të mbahet i fshehtë propozimi franko-gjerman

Gazeta10
01 November 2022 - 17:48

Xhavit Haliti – Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se është e vështirë që të komentojë rreth propozimit franko-gjerman për Kosovën.

Haliti në një intervistë për Kanal10, ka deklaruar se është absurd i pashembullt që një dokument i tillë të mbahet i fshehtë, e të mos i ipet opozitës e pozitës ta analizojnë, transmeton Gazeta10.

“Pa e pasë një arsye ata nuk e mbajnë të fshehtë. E kam dëgjuar edhe prononcimin e zEscobar që së shpejti opinioni do t’i ketë propozimet që janë të Bashkimit Europian, të themi pasi që është propozim gjermano-francez, por është deklaruar që edhe ShBA-të janë prapa këtij propozimi dhe ju duket si propozim i mirë. Tani ne duhet ta analizojmë dhe të mos veprojmë si në rastin e targave”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.