Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haliti: Kushdo që kreu vrasjet e pasluftës për ta kompromentuar UÇK-në, dora iu thaftë

Gazeta10
26 Prill 2024 - 11:41

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vrasjet e pasluftës janë përdorur me qëllim për të njollosur UÇK-në.

 Haliti në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka thënë se nuk e di kush i ka bërë vrasjet e pasluftës, por ka thënë se ka qenë një fushatë e egër që këto vrasje t’ia faturojnë UÇK-së, me qëllim të dëmtimit të saj.

“Për të thënë se kush ia vra, duhet të paktën një rast me dijt dhe kush do që i ka vra nëse e ka pasur me qëllim me kompromentuar UÇK-në, dora ju thaftë.

Vrasjet e pas luftës iu kanë faturë UÇK-së edhe sot po i faturohen. Unë mendojë që është gjynah me thënë kështu, ka tulifar budallai, ka hakmarrje personale, familjare, por s’mundesh me përjashtuar që edhe njerëz që kanë qenë në UÇK kanë vrarë dikë në shenj hakmarrje”, është shprehur Haliti. /GAZETA10/

Deklaratën e plotë të Halitit për këtë çështje mund ta ndjekeni në videon më poshtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.