
Xhavit Haliti – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shpërndarë disa fotografi nga takimi i sotëm i kryesisë, deputetëve dhe kryetarëve të komunave që udhëhiqen nga kjo parti.
Haliti ka thënë se PDK-ja është gati për sesionin e ri paralamentar, transmeton Gazeta10.
“Gati”, është mbishkrimi që ai ka vendosur sipër këtyre fotografive në Facebook.
PDK-ja është takuar sot për t’i koordinuar agjendat politike dhe legjislative para fillimit të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Republikës së Kosovë./Gazeta10