
Janë gjetur nëpër rrugë dhe nëpër shkurre. I kanë hipur nëpër trena ose i kanë braktisur nëpër spitale dhe tempuj. Janë larguar nga shtëpitë vetëm pse ishin të sëmurë dhe po shkaktonin shumë shpenzime. Ose thjeshtë, ishin shumë të moshuar.
Ky është turpi sekret i cili ka nisur të shpërfaqet teksa popullsia e Indisë po plaket. Shumë të moshuar po braktisen nga fëmijët dhe shqetësimet nuk kanë si t’i tregojnë sepse janë shumë të sëmurë, shkruan agjencia e lajmeve “Associated Press”.
“Ata thonë: ‘Të kujdesesh për të nuk është shqetësim i yni’”, thotë Amirchand Sharma, polic i pensionuar, të cilin djemtë e lanë buzë vdekjes afër një lumi pasi ishte lënduar rëndë në një aksident. “Ata thanë: ‘Le ta hedhim’”.
Në traditat fetare dhe në ligje, India me shekuj ka çimentuar besimin se është detyrë e fëmijës që të kujdeset për prindërit e moshuar.
Mirëpo në tokën ku po plaket popullsia është zbuluar turpi sekret: të moshuarit po braktisen nga familjet e veta.
Shtëpitë e kujdesit kanë një mision për të ndihmuar të moshuarit e braktisur nëpër rrugë.
Këto shtëpi i pastrojnë dhe ushqejnë disa prej këtyre të moshuarve derisa ata të vdesin.