
Anëtari i Kryesisë së LDK-së Muhamet Hamiti ka deklaruar se me marrëvshjen e dakorduar në Ohër nga kryeminstri Albin Kurti e presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Serbisë i është bërë më e lehtë rruga drejt BE-së.
Ndërsa tha se Kosova ka marrë vetëm obligime shtesë me të.
Hamiti në Prime Time në Kanal10 tha se Kurti erdhi në pushtet përmes propagandës së tij dhe se kjo marrëveshje që u dakordua me Vuçiqin është “debakli i Kosovës”, shkruan Gazeta10.
“Ai fliste për rishqyrëtim të marrëveshjeve që se bëri natyrisht, tash kemi vetëmenaxhim, Asociacion që ky e kishte kauzë të dhunshme, dhe ky e bëri. E bëri kauzë për zgjedhje. Tani përpiqet ta mbulojë me këto arsyetime që s’pijnë ujë.’, deklaroi në Prime Time.
Ai tha se Kosova nuk po arrin sërish të sigurojë marrëveshje finale, e as njohje përmes saj.
“LDK-ja ka m bajtur këtë qëndrim dhe ka argumentuar që ka telashe. Ne po marrim një marrëveshje që s’po siguronë finalietet, është obligative, s’ka njohe, e zgjatë procesin e dialogut, ky qëndrim i LDK-së s’ka ndryshuar. Kur bëhet obligative ajo bëhet pjesë e obligimeve të Kosovës”, tha më tej Hamiti.
Ai ka folur edhe për mundësinë e zgjatjes së procesit të dialogut me Serbinë deri në 10 vjet./Gazeta10