Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamiti: Rugovistët tjetër shtëpi nuk kanë, përveç LDK-së

Gazeta10
07 September 2022 - 20:15

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka thënë se rugovistët tjetër shtëpi nuk kanë përveç LDK-së.

Në llogarinë e tij në Facebook ai ka shkruar se LDK – partia e presidentit historik Ibrahim Rugova – është shtëpia e rugovistëve.

 “Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), partia e Presidentit historik Ibrahim Rugova, Atit Themeltar të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Shtëpia e rugovistëve. Rugovistët tjetër shtëpi nuk kanë”.

Kujtojmë se ky reagim vjen pasi deputetja e Listës Guxo në grupin parlamentar të Vetëvendosjes, Doarsa Kica-Xhelili, ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.