Gazeta10

Hamza uron fëmijët e mësuesit për vitin e ri shkollor, premton ndryshime nëse bëhet kryeministër

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ka uruar fëmijët dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në një postim në Facebook, ai thotë se pos fillimit të vitit të ri, sot është ditë e rëndësishme edhe për të reflektuar mbi mungesën e përkrahjes për mësimdhënësit.

Për këtë, ai premton ndryshime në rast se bëhet kryeministër.

“Sot është ditë gëzimi për të gjithë fëmijët që u hapen dyert e shkollave dhe u kthehen bankave, shoqërisë, mësimeve e lojërave të tyre. Një fillim i ri në rrugën e dijes. Një rritje e ngritje më shumë. Emocione të veçanta edhe për prindërit dhe mësimdhënësit, të cilët me përkushtim e bashkëpunim i edukojnë brezat dhe i përgatisin me njohuri të reja për një të ardhme më të ndritur. Por, sot është ditë e rëndësishme edhe për të reflektuar mbi mungesën e përkrahjes për mësimdhënësit. Gjithnjë e më pak nxënës në klasa dhe gjithnjë e më pak përkrahje për mësuesit. Ju premtoj se këtë qasje do ta ndryshojmë në vitin e ardhshëm! Vit të mbarë dhe suksese të reja”, ka shkruar Hamza.

NË FOKUS

MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
mjek
Ndërron jetë kirurgu i njohur kosovar
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
Saranda-Bogujevci-dhe-Albulena-Haxhiu
Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën
IMG_8565
Ndahen Santiana dhe Lirimi
image-26-600x360
Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj
IMG_8586
Tre të vdekur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë