Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza zotohet në tubimin madhështor në Shtutgart: Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë

Gazeta10
10 November 2024 - 16:24

Pas Munihut, Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, është pritur sot nga bashkatdhetarët në Shtutgart të Gjermanisë.

Hamza ka thënë se diaspora i ka shndërruar rrugët e mërgimit në rrugë të zhvillimit për Kosovës. Prandaj, ai është zotuar se në qeverisjen e tij do të forcohen edhe më tepër këto raporte.

“Diaspora jonë i ka shndërruar rrugët e mërgimit në rrugë të zhvillimit për Kosovën. Ne do ta forcojmë dhe institucionalizojmë lidhjen e shtetit me diasporën”, ka shkruar Hamza

Megjithatë, ky nuk ishte premtimi i vetëm i Bedri Hamzës në Shtutgart.

“Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë”, ka thënë Hamza.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, në kuadër të takimeve të tij me mërgimtarë gjatë muajit nëntor, pas Gjermanisë do të vizitojë edhe Zvicrën dhe Austrinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.