Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hapet aplikimi për subvencione, ministri Peci jep detaje

Gazeta10
28 February 2023 - 12:35

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencione, raporton Gazeta10.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se aplikimi fillon nga sot dhe zgjat 30 ditë, pra deri më 29 mars.

Ndërsa, sa i përket aplikimit për kultura me sipërfaqe që duhet të digjitalizohen aplikimi fillon nga 17 marsi.

“Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen, më lejoni që t’iu informoj se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për arsye të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcellave (LPIS); me qëllim të rritjes së transparencës dhe meritokracisë”,ka shkruar Peci./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.