Gazeta10

Hapet ekspozita “Vizatime n’letër” nga artistja Nurhan Qehaja (FOTO)

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës është hapur ekspozita “Vizatime n’letër” nga artistja Nurhan Qehaja, raporton Gazeta10.

Kjo ekspozitë është kuruar nga Majlinda Hoxha.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se vizatimet në këtë ekspozitë po ndahen me publikun për herë të parë teksa është folur edhe për temën e ekspozitës.

Ekpozitën e ka vizituar edhe ministri i kulturës, Hajrullah Çeku.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës aktualisht është e hapur ekspozita “Vizatime n’letër” nga artistja Nurhan Qehaja, kuruar nga Majlinda Hoxha.

Në ekspozitën me vizatime të cilat po i ndan për herë të parë me publikun, Qehaja sjell ditarët e saj pamorë me përplot vizatime, të shndërruara në vepra artistike.

Duke e vendosur këtë në qytetin ku ajo jeton dhe punon, vazhda e saj e përsëritur evokon tingujt

në rrethinën e saj, taktin e përsëritur të hapave të njerëzve, boritë e makinave, këngën e fëmijëve që luajnë, dhe imiton tingujt e këmbanave, dhe jehonën e ezanit.

Ekspozitën e vizitoi ministri i kulturës, Hajrulla Çeku, i cili u prit nga artistja Nurhan Qehaja dhe drejtoresha e GKK-së, Dhurata Ramosaj”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Këtu keni fotot:

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë