Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hapet Qendra Presidenciale e Obamës në Çikago me ceremoni madhështore dhe mesazhe ndaj Trumpit

Gazeta10
19 June 2026 - 15:06

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka inauguruar Qendrën Presidenciale në Çikago gjatë një ceremonie të madhe që mblodhi figura të njohura botërore, liderë politikë, artistë dhe sportistë.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ish-presidentët Joe Biden, George W. Bush dhe Bill Clinton, si dhe  ish-zonjat e para ish-zonjat e para Jill Biden, Laura Bush dhe Hillary Rodham Clinton, dhe ish-nënpresidentja Kamala Harris. Në skenë u ngjitën edhe artistë të njohur si Bruce Springsteen, Stevie Wonder, Christina Aguilera, Bono dhe John Legend.

Donald Trump nuk ishte i pranishëm dhe më herët e kishte quajtur projektin një “katastrofë totale”. Edhe pse nuk u përmend me emër, fjalimet e Barack dhe Michelle Obama u interpretuan si kritika të nënkuptuara ndaj tij.

Michelle Obama theksoi rëndësinë e integritetit, të vërtetës dhe shërbimit publik, duke përmendur gjithashtu kundërshtimin e teorive të rreme për lindjen e Barack Obamës, të njohura si “birther conspiracy”, që dikur u përhapën nga Trump.

Ajo foli edhe për klimën e sotme politike në SHBA, duke e përshkruar si “të tensionuar dhe të ndarë”, dhe e prezantoi qendrën si një vend reflektimi dhe qetësie.

Barack Obama, nga ana e tij, foli për vlera si ndershmëria, mirëkuptimi dhe shërbimi publik, duke theksuar se pavarësisht dallimeve politike, të gjithë presidentët kanë tentuar të mbrojnë parimet themelore të vendit.

“Çdo president këtu sot, sado të ndryshëm që jemi, është përpjekur me të gjitha forcat të mbështesë vlerat në të cilat John McCain dhe Mitt Romney besonin jo më pak se unë”, tha Obama. “Është trashëgimia jonë më e madhe.”

Ai reflektoi gjithashtu mbi themelimin e Amerikës si një eksperiment “radikal” në vetëqeverisje, duke kujtuar se si revolucioni hodhi poshtë pushtetin dhe hierarkinë e trashëguar. Ai vuri në dukje premtimin themelues se nuk do të kishte “as mbretër apo zotërinj, as bujkrobër apo nënshtetas, por vetëm qytetarë”, shkruan Euronews.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.