
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Politiko, se beson se çështja Kosovë-Serbi do të përfundoj në njohje reciproke, raporton Gazeta10.
“konsistenca e Shtepisë së Bardhë dihet ajo pra nuk ndryshon për një muaj, tre muaj ose gjashtë muaj edhe unë besoj shumë se do të përfundoj në ato letra që ka marru dikur edhe presidenti Thaqi prej presidentit Trump, por tani së fundi edhe kryeministri e prsidentja që i marrin prej presidentit Biden, pra mendoj që do të përfundon në njohje reciproke, jo në modele tjera që fliten”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se kjo situatë është e caktuar edhe pse jo ende finale dhe do të përfundoj ashtu sic thotë presidenti i ShBA-ve, Joe Biden.
“Pra kemi një situatë bukur të caktuar por jo ende finale por unë besoj që situate do të përbyllet ashtu sic qëndron në letër e presidentit të Amerikës, presidentit Biden. Por është mjaftë e logjikshme që epilogu është në letren e presidentit Biden, sepse prej tij zakonisht është qëndrim lider edhe për palë tjera, nuk përjashtohet mundësia për të pasur ide që lidnin në ndërkohë por zakonisht.”, tha ndër të tjera Haradinaj./Gazeta10.