Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj e fillon bashkëbisedimin me qytetarët, e nis me Prizrenin

Gazeta10
07 September 2022 - 13:34

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se do të fillojë bashkëbisedimin me qytetarët e Kosovës për problemet e tyre, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se Kosovë po kalon në ditë jo të mira dhe se është në prag të kollapsit.

Tutje, i pari i AAK-së ka thënë se po e nis këtë bashkëbisedim në Prizren për të vazhduar më pas edhe në qëndrat e tjera.

Ky cikës i bisedimeve me qytetarët është paralajmëruar disa javë më parë nga Haradinaj.

Këtu keni statusin e plotë:

“Kohërat e ndjeshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, kërkojnë sinqeritet e bashkëbisedim mes nesh.

Krijimi i hendekut të madh qeveri-qytetar, krizat në çdo pore të shoqërise, kanë sjellur qytetarin e Kosovës në ditë jo të mira për të dhe institucionet e Kosovës në prag të kollapsit.

Do fillojmë sot me një cikël bisedimesh me qytetarët tanë. Nisim në Prizren, për të vazhduar ditëve tjera në qendra të tjera.

Jeni të mirëseardhur të flasim hapur, të ndajmë brengat tona, të kërkojmë dhe të gjejmë zgjidhje”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.