Politiko

Haradinaj i emocionuar: Dështimi më i madh që e kemi lënë familjen Jashari veç vetë

Gazeta10
28 Nëntor 2024 - 22:23

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj teksa ka rrëfyer për kontributin e pashoq të UÇK-së, ka përmendur edhe ngjarjet e marsit, ku u vranë dhe u masakruan Adem Jashari dhe familja e tij.

Haradinaj i ka cilësuar ngjarjet e marsit si një nga dështimet e UÇK-së, ngaqë sipas tij, familja Jashari nuk është dashur të lihet vetëm nga ushtria.

“Kur ka ndodh 5, 6, 7 marsi, me keqardhje e them por është një nga dështimet e UÇK-së sepse nuk është dashtë me mbet familja Jashari vetëm”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se gjatë kësaj kohe ka qenë duke e kaluar kufirin për t’u përgatitur me shokë për furnizim me armatim.

“Unë e konsideroj një prej dështimeve më të mëdhaja. Dikush munet me m’vet e ti ku je? Por unë nuk jam kanë në Kosovë. Unë jam kanë me 13 shokë të përgatitun me kalu kufinin për furinizim”, ka rrëfyer Haradinaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.