Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Jemi shqiptarë apo kosovarë? – Debat e mospajtime mes Buzhalës dhe Pantinës

Gazeta10
28 November 2024 - 21:06

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Viktor Buzhala ka debatuar me komentatoren politike, Shqipe Pantinën lidhur me emërtimet kosovar dhe shqiptar sa i përket kombisë dhe nacionalitetit.

Pantina është shprehur e bindur se në Kosovë pavarësisht kombësisë, kosovarët thonë se janë shqiptarë për shkak se ata nuk e kanë përbrendësuar të qenit komb.

“Unë mendoj se akoma nuk e kemi përbrendësuar të qenit komb. Cilido që na vet neve na thojmë që jem shqiptar”, ka thënë Pantina.

Megjithatë, ndaj një deklarate të tillë ka reaguar gazetari Buzhala.

“Jo na thojmë jemi edhe kosovarë. Kombi kosovar është në krijim e sipër”, ka kundërshtuar Buzhala.

“Hajde e bajmë një sondazh e pyti çka je, thotë shqiptar”, ka thënë Pantina.

“Ose duhet me e ç’ba shtetin e Kosovës domethënë dojna me u ba me Shqipërinë se s’ka tjetër ose duhet me nis rrugëtimin tonë si shtet. E kena nis realisht në vitin 2008, por na u kanë turthuru punët kogja shumë kohëve të fundit”, ka thënë Buzhala. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.