Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj: I përulur gjithmonë para sakrificës së dëshmorëve e martirëve të lirisë

Gazeta10
28 November 2022 - 22:50

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ndejën e organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, për nder të Ditës së Flamurit.

Haradinaj nga atje ka uruar të gjithë shqiptarët për festën dhe ka thënë se ndihet i përulur për secilin dëshmorë e martirë.

“Në Lezhë isha për të ndarë dhembjen me kushërinjtë e mi nga Iballa, për të përmbyllur më pas këtë ditë të mrekullueshme dhe shumë të rëndësishme të historisë sonë në Tiranë, në pritjen e organizuar nga presidenti Bajram Begaj. I përulur gjithmonë para sakrificës së brezave, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, nga zemra uroj secilin që ndjehet shqiptar, kudo që jeton”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka thënë se morri pjesë edhe në zbulimin e shtatores së Adem Jasharit e Hasan Prishtinës në Suharekë.

“Në ditëlindjen e tij, sot mora pjesë në zbulimin e shtatores së Komandantit legjendar Adem Jashari, i cili së bashku me Heroin kombëtar Hasan Prishtina, u përjetësuan në bronz në fshatin Mushtisht të Suharekës. Aty, mes shumë miqve e bashkëluftëtarëve, takova bacin Rifat Jashari, ish presidentin Alfred Mojsiu, kryetarin e komunës Bali Muharremaj e kolegë të tjerë.”, ka shkruar Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.