Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj i reagon ministrit Aliu për bllokimin e autostradës së Dukagjinit: A thua kjo zonë nuk është Kosovës!?

Gazeta10
26 May 2023 - 10:26

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar mbrëmë se përfundimisht autostrada e Dukagjinit nuk do të bëhet. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Daut Haradinaj nga AAK.

Ai ka thënë se Dukagjini nuk do ta “durojë injorimin që i bëhet nga Qeveria Kurti”.

“Sot rrugës për Dukagjin, më saktësisht për në Deçan, u desht 1 orë e 45 minuta për të bërë rrugë, pasi që i mungon infrastruktura e nevojshme kësaj ane. Qeveria deklaroi se rreth 600 mijë qytetarë nuk do të kenë autostradë. A thua kjo zonë nuk është Kosovë, apo nuk janë taksapagues të Kosovës. Pse i ndëshkoni këta njerëz!? Shumë shpejt do të vie dita të dilni para popullit dhe shpresoj që do t’iu përgjigjen ashtu siç po i trajtoni. Dukagjini nuk e duron injorimin tuaj z. Ministër”, ka shkruar Daut Haradinaj në reagim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.