
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me situatën në veri.
Haradinja tha se ngjarjet në veri janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd.
“Ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd. Reagimi i Policisë së Kosovës është përmbushje e detyrës për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë dhe rreshtimi i saj krah grupeve kriminale e paraushtarake, është tejet shqetësues në këtë situatë dhe është sinjal i qartë se shteti i Serbisë është përfshirë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri”, tha Haradinaj.
Tutje ai theksoj se për një situatë të tillë është i nevojshëm hetim kombëtar.
Prandaj në një situatë të tillë është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenaret e destabilizimit të situatës jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin e Ballkanit”, theksoj ai.