
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, raporton Gazeta10.
Haradinaj pas takimit me Ambasadorin zviceran ka thënë se Kosova është falënderuese për përkrahjen e dhënë në të gjitha proceset.
“Republika e Kosovës është falënderuese për përkrahjen e sinqertë dhe të vazhdueshme të Zvicrës në të gjitha proceset shtetndërtuese”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta10