Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj kujton heroin Agim Selmanaj: Ndër ushtarët më të zotë që kishte Dukagjini

Gazeta10
01 May 2024 - 16:08

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Agim Selmanaj.

Haradinaj ka thënë se Selmanaj ishte nga më të zotët që kishte Dukagjini e Kosova.

“Familja Selmanaj, ndër breza kanë besuar në liri dhe i kanë shërbyer atdheut pa kalkulim. Heroi i Kosovës, Agim Selmanaj, i rritur në frymën e atdhedashurisë, u ngrit në një ushtar shembullor nga më të zotët që kishte Dukagjini e Kosova, deri sa ra për t’u përjetësuar në themelet e lirisë. Trim, guximtar e sypatrembur deri në momentin e përjetësisë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, është shprehur Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 August 2026
Lajme
03 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.