Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj kujton heroin Mujë Krasniqi: Porosinë e luftës për liri e përhapi çdokund

Gazeta10
14 December 2023 - 9:59

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin Mujë Krasniqi dhe të rënët e tjerë në 25-vjetorin e përjetësimit.

Haradinaj ka thënë se vendosmëria e tij është e gdhendur në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve.

“Porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund. Vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në 25-vjetorin e përjetësisë, kujtojmë Heroin Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij.

Porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund. Vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve.

Mujë Krasniqi, i këndoi lirisë, e në kërkim të saj bashkë me trimat ranë tek kufiri që nuk ekziston më. Vepra e tyre madhore na shërben si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Lavdi e përjetshme!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.