
Daut Haradinaj i AAK-së përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për lëvdatat që ua ka thurur ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq dhe ish-politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq teksa i ka përkujtuar ata.
Për kër Haradinaj thotë se kryeministri Kurti e ka një zor të madh që vajton ata që shkaktuan dhimbje mbi popullin shqiptar.
“Një zor i madh duhet të jetë tek Albini që po i vajton ata që shkaktuan dhembje mbi popullin shqiptar. Dje thurri lavde për Ivanoviqin e sot për Gjingjiqin”, ka shkruar Haradinaj.