
Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për medie, në të cilën ka folur për 2 vitet e qeverisë Kurti.
Lideri i saj Ramush Haradinaj para gazetarëve ka deklaruar se Kurti u shpallli luftë të gjithëve duke përfshirë kategoritë e lirise duke mos i përkrahë në pagën minimale, të punësuarve në sektorin publik duke mos i përkrahë në rritje pagash, sipërmarrësit duke mbajtur peng buxhetin e Kosovës si dhe të papunëve në Kosovë, raporton Gazeta10.
Haradinaj ka thënë tutje se në fund Kurti i shpalli luftë vetes.
Sipas tij Kurti i shpalli luftë edhe aleatëve të Kosovës duke përfshirë SHBA-në dhe për pasojë tash e një vit asnjë zyrtar i kësaj qeverie nuk pritet në Washinton. /Gazeta10/