Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Lidhja e Prizrenit themel i të drejtave të shqiptarëve

Gazeta10
10 June 2023 - 12:05

Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar formimin e Lidhjes së Prizrenit, duke e cilësuar si njërën prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e popullit shqiptar.

“Shumë shqiptarë të zotë të asaj kohe, duke e ndjerë rrezikun që popujt fqinj do të lakmojnë në tokat e atdheun e tyre, më 10 qershor 1878, krijuan organizimin e parë politik të vilajeteve shqiptare, me të vetmin qëllim, ruajtjen e integritetit territorial të tokave shqiptare”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij pas Lidhjes së Lezhës, kjo ngjarje mbetet lidhja më e madhe e shqiptarëve, e cila është njëkohesisht themel i të drejtave të shqiptarëve në vazhdimësi.

“Përjetësisht mirënjohës gjithë atyre atdhetarëve që i prinë popullit shqiptar në ato rrethana aspak të lehta. Njëkohësisht, shprehim respekt për gjithë ata që ruajtën vazhdimësinë e paraardhësve tonë që në qershorin e 1999 Kosova ta fitojë lirinë e sak”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.