Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Mirush Kabashi ishte mjeshtër i madh i artit, i tillë do të kujtohet përgjithmonë

Gazeta10
05 December 2023 - 11:24

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen dhe komunitetin artistik pas vdekjes se artistit të madh shqiptar, Mirush Kabashi.

Haradinaj ka thënë se Mirush Kabashi do të kujtohet si artist i rrallë.

“Mjeshtri i artit, Mirush Kabashi, do të kujtohet ndër breza për profesionalizmin e tij prej artisti të rrallë. Ikja e tij në amshim, krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare, gjithandej. Mjeshtër i madh i filmit dhe i teatrit, artist që i dha shumë kinematografisë në përgjithësi.

Ua përcjelli ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi, kolegëve artistë, dhe gjithë shqiptarëve!”, është shprehur Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.