Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj në Bashkësinë Islame për Bajram: Uroj të na çelë Zoti rrugët, sepse e meritojmë

Gazeta10
06 June 2025 - 9:11

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka pritur sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëpartiakët e tij.

Gjatë vizitës, Haradinaj uroi Muftiun Naim Tërnava dhe besimtarët myslimanë shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë.

“E patëm nderin sot të vijmë dhe të urojmë myftiun tonë dhe të gjithë kolegëve e besimtarëve shqiptarë myslimanë dhe gjithë kombit tonë për festën e Kurban Bajramit. Festë e sakrificës për t’iu qëndruar afër atyre që kanë nevojë. Është dëshmuar një solidaritet i madh dhe ka gëzuar shumë familje në nevojë. Uroj të na çel Zoti rrugët, sepse meritojmë zhvillim dhe më të mirën e vendit”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.