Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj në Lutjet e Mëngjesit: Jemi në rresht me Amerikën

Gazeta10
01 February 2024 - 15:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit.

Haradinaj ka thënë se ka takuar miq nga shumë vende të botës.

Matja e drejtë e gjatësisë së fëmijësSi t’i lyeni thonjtë në mënyrë të përkryerVila njëkatëshe: Plani i hollësishëm i shtëpisë e cila frymon elegancë dhe arkitekturë …Qoftere nga fasulja: Ushqim i shijshëm për fillestarëtZyrtare: Carlos Alcaraz, lojtar i ri i Juventusit

“Ndjenjë e veçantë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku për vite me radhë kam rastin të takoj miq amerikanë e miq të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për aktualitetin politik si dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjërë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kosova është në rresht me Amerikën në të gjitha aspektet.

“Jemi në rresht me Amerikën, si aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Haradinaj./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.