Lajme

Haradinaj nga Washingtoni: Shteti mbahet me miq

Gazeta10
20 Janar 2025 - 16:45

Sot, në ditën e inaugurimit të Presidentit Donald Trump, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, e ka filluar ditën me takime të rëndësishme me kongresmenë, në mesin e të cilëve Gary Palmer (Alabama), Andy Harris (Maryland), Brad Knott (Karolina e Veriut) si dhe me përfaqësues eminentë të Mërgatës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

“Është theksuar se avansimi i marrëdhënieve të Kosovës me ShBA, koordinimi dhe anëtarësimi në NATO, janë jetike për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Haradinaj është duke qëndruar në Washington, me rastin e inaugurimit të Presidentit Donald Trump.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.