Gazeta10

Haradinaj njofton për aderimin e ri në AAK, është mjek me profesion

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca është shtëpi politike që gjithëherë ka pasur dyert hapur për kuadro të reja e profesionistë të fushave të ndryshme.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e aderimit në Aleancë të Liridon Sylaj.

“Dr. Liridon Sylaj është prej gjeneratës së re te mjekëve të Kosovës, që nga sot iu bashkua Aleancës. Në bashkëbisedim mori pjesë edhe Hasan Sylaj, ndërmarrës shumë i suksesshëm në Gjermani, i cili premtoi përkrahjen e tërë familjes Sylaj nga Gërçina e Hasit, për Aleancën. Nga ana e tij, Dr. Liridoni shprehu gatishmërinë e plotë për të rrugëtuar me Aleancën dhe për të dhënë kontributin profesional në kuadër të saj”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Aleanca është e hapur për të gjitha kuadrot.

“Aleanca është shtëpi politike që gjithëherë ka pasur dyert hapur për kuadro të reja e profesionistë të fushave të ndryshme, për të gjithë ata që e dojnë dhe dëshirojnë të kontribuojnë për Atdheun”, është shprehur Haradinaj.

NË FOKUS

image-78
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
LAJMI-I-FUNDIT
Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren
mirlind
Federata e Maqedonisë së Veriut reagon ndaj Mirlind Dakut: Kërko falje publike
cikloni
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
mjek-730x440-1-600x360-1
Vdes mjeku i njohur
komisiojii
​“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki”/ “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
5756utyty-1
E bëri shqiponjën para serbëve, UEFA e përjashton gazetarin kosovar
bes
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë