Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj pas takimit me kongresistin Torres: Diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Gazeta10
22 January 2025 - 21:47

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është pritur në takim nga kongresisti Ritchie Torres.

Ai u shpreh se në këtë takim, ndër të tjera kanë folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Në vazhdën e takimeve në Kongres, jam pritur nga kongresisti Ritchie Torres, mik i mirë dhe i përkushtuar i Kosovës, përkrahës i madh i antarësimit të vendit tonë në NATO”.

“Diskutuam për Planin Aksional për Antarësim të Kosovës direkt në NATO. Ritchie Torres, mes tjerash është përfaqësues edhe i një numri të madh të shqiptarëve në shtetin New York”, shkroi tutje Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.