Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj pas vrasjes së gruas shtatzënë: Akt makabër, bie në kundërshtim me traditën shqiptare

Gazeta10
30 November 2022 - 19:35

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar duke e quajtur macabre rastin e vrasjes së gruas shtatëzënë në oborrin e QKUK-së.

Ai ka thënë se një akt i tillë qyqar, bie në kundërshtim me traditën shqiptare dhe logjikën njerëzore, shkruan Gazeta10.

Postimi i plotë:

I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK.

Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore.

Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë.

Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.


Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.