Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj për situatën në veri, turizmi diplomatik nuk e ndihmon gjendjen

Gazeta10
10 November 2022 - 11:30

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka përmendur katër veprime që sipas tij duhet të ndërmerr Qeveria e Kosovës për të dalë nga situata në të cilën ndodhet vendi, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se veprimi i parë duhet të jetë pranimi i kërkesës për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje.

“Veprimi i dytë që duhet ta marrim së bashku është dialogu me serbët lokalë të Kosovës, një dialog intensiv për ti kthyer ata në institucione. Veprimi i tretë është dialogu i qeverisë me opozitën dhe veprimi i katërt është një takim disa ditor në Amerikë deri në përmbylljen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se ikja nga këto veprime, përpjekja që përmes turizmit diplomatik dhe deklarimet rrethanore nuk e ndihmojnë gjendjen./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.