Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj për Specialen: Ta ngremë zërin të gjithë, të kërkojmë drejtësi

Gazeta10
26 February 2025 - 23:38

Daut Haradinaj, anetari nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se gjatë kësaj legjislature do të bëj gjithçka brenda kapaciteteve të tij, për të kërkuar llogari dhe drejtësi nga Gjykata Speciale në Hagë – e cila vazhdon të funksionojë si botë më vete.

Haradinaj ftoi të gjithë “pa dallim” që të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë drejtësi – pas asaj se çfarë po ndodh me Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Nuk e di cili është fati i këtij legjislacioni të Kosovës, por di që do të bëj gjithçka brenda kapaciteteve të një deputeti për të vënë në lëvizje një mekanizëm që do të hedhë dritë mbi këtë proces, duke kërkuar llogaridhënie për gjithë ecurinë e tij. Premtimet e mia nuk ishin dhe nuk janë elektorale; ato janë përtej meje, janë për UÇK-në. Ne nuk i jemi frikësuar asnjëherë drejtësisë, por padrejtësisë.”, ka shkruar Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.