Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Haradinaj përmend 10 projekte infrastrukturore: Ja kemi borxh Kosovës ta bëjmë model në rajon

Gazeta10
29 January 2025 - 11:33

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka përmendur projektet infrastrukturore që do të realizohen në rast se ai bëhet kryeministër.

Ai ka thënë se pa infrastrukturë rrugore, nuk ka zhvillim.

“Ja kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon.”

Këto janë projektet që i ka përmendur Haradinaj:

1. Autostrada e Dukagjinit: Prizren – Rahovec – Gjakovë – Junik – Deçan – Pejë – Istog – Mitrovicë

2. Finalizimi i autostradës: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë

3. Finalizimi i rrugës Klinë – Gjakovë

4. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Vushtrri – Mitrovicë

5. Finalizimi i autostradës Prishtinë – Pejë

6. Fillimi i rrugës Prizren – Tetovë

7. Finalizimi i rrugës Deçan – Plavë

8. Unaza e jashtme e Prishtinës

9. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Podujevë

10. Aksi ndërlidhës i autostradave në Duhël

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.