Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haradinaj pyet Kurtin: A është e vërtetë që u gjet me serb në makinë i mbuluar me batanije

Gazeta10
03 October 2022 - 21:44

Lideri i partisë AAK, Ramush Haradinaj, në emisionin Politiko, ka shtruar pyetje për një situate të njohur publike për kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta10.

Haradinaj pyeti për situatën kur Kurti është ndaluar nga policia e Kosovës në makinën e tij së bashku me disa persona nga komuniteti serb.

“Janë dy momente që janë publike dhe këto të dyja meritojnë një spjegim së pari nga Kurti por pastaj nga VV. Është momenti i ndalimit të tij në një makinë në hyrje të Klinës nga policia e Kosovës ku ai ndodhet me disa pjesëtar të komunitetit serb dy prej të cilëve janë pjesëtar të inteligjencës dhe ai agjenti i mbulum me batanije. Egziston raporti policor zyrtar për të. Pytne Kurtin a ka ndodh a si ka ndodh, pse ka ndodh, le të na jep një spjegim. Po është ngjarje e vërtet edhe raporti policor egziston e ka dëshmu edhe dikush në television “, ka thënë Haradinaj.

Ai shtoi se nuk dëshiron që Kurti që keqtrajtohet, thjeshtë për këtë situatë politike të ketë kujdes.

“Këto situata janë publike meritojnë kujdes, nuk gëzohem pse se të tjerët janë malteru e Kurti jo ose nuk kam qejf me u maltretu bashkëndjej me të burgosurit.”, tha Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.