Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Qeveria mashtroi me shifra, ka rritje në lluksin e tyre

Gazeta10
11 April 2023 - 16:38

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka dhënë disa shifra që sipas tij shpërfaqin mashtrimin e Qeverisë Kurti.

Sipas tij, janë të rralla rastet kur në kohë krize ekonomike, sociale e shëndetësore, shtetit t’i teprojnë para, ose edhe të mos i mbledh as të hyrat e parapara për buxhetin e vet.

“Qeveria ka paraparë që për vitin 2022 t’i shpenzojë rreth 3 miliardë e 159 milionë euro, por i ka shpenzuar vetëm 2 miliardë e 625 milionë. Dmth i kanë tepruar hiç më pak se 533 milionë e 862 mijë euro, pjesa më e madhe prej të cilave në investimet kapitale”, tha Haradinaj.

Sipas tij, me buxhetin e vitit 2022, për investime kapitale ishin paraparë 698 milionë euro ndersa tha se  janë realizuar 422 milionë apo 280 milionë më pak.

“Për dy vjet kësaj qeverie i kanë mbetur të pashfrytëzuara 478 milionë, vetëm nga investimet kapitale. Kjo dmth se është investuar më pak, është punuar më pak, është fituar më pak. Gjithçka më pak, vetëm se qytetari është varfëruar më shumë. Këto 478 milionë të taksapaguesve nuk u janë kthyer atyre, por janë ruajtur në “bunkerin financiar” të qeverisë dhe kjo në kohën më të keqe, jo vetëm për shkak të krizës ekonomike sociale, por edhe të inflacionit që ka mbërritur në pothuaj 20 përqind”, shkroi Haradinaj.

Sipas tij, diku rreth 210 milion të investimeve kapitale janë sikur të mos kishin ndodhur fare sepse sipas Haradinajt nuk kanë pasur asnjë efekt në zhvillimin ekonomik.

Potimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.