Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Qeveria t’i plotësojë sa më parë kërkesat minimale të sindikatave

Gazeta10
23 September 2022 - 20:20

Ramush Haradinaj – Lideri i AAK-së, ka thënë se Qeveria Kurti sa më parë duhet t’i plotësojë kërkesat minimale të sindikatave.

Haradinaj këtë e tha përgjatë një vizite në qytetin e Gjilanit, raporton Gazeta10.

Përmes një njoftimi për medie, bëhet e ditur se pari i AAK-së diskutoi me qytetarë për dialogun, situatën ekonomike në vend, krizën në arsim si dhe problemet lokale të gjilanasve.

“Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, garancia e tyre për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, janë shumë të rëndësishme për vendin tonë.

Duke folur për krizën në arsim, vlerësova se Ligji i Pagave, ishte i dyti sipas rëndësisë, pas ligjeve të Ushtrisë, gjatë kohës kur isha kryetar qeverie. Qeveria sa më parë, të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave dhe sa më parë të sjellë për miratim Ligjin e Pagave”, bëhet e ditur në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.