Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka kritikuar Bashkimin Evropian (BE) për mos reagimin e tyre pasi Serbia nuk e lejoi zëvendëskryeministrit e Kosovës, Besnik Bislimi që të vazhdonte qëndrimin e tij në Beograd, duke e kthyer për në Kosovë, raporton Gazeta10.
Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se kur ajo refuzonte t’i jepte leje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit në momentin kur u zbulua një varr masiv me trupat e shqiptarëve të Kosovës në Kizhevak të Serbisë, Mirosllav Lajçak kishte reaguar tek Avdullah Hoti.
“Kur refuzova t’i jepja leje Aleksandar Vuçiqit të vizitojë Kosovën gjatë javës kur u zbulua një varr masiv me trupat e shqiptarëve të Kosovës në Kizevak të Serbisë, Miroslav Lajçak i dërgoi këtë Avdullah Hotit. Ku është tani ai për të mbajtur përgjegjës Aleksandar Vuçiqin për ndalimin e djeshëm të Besnik Bislimit? #Paanshmëri? ”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Gjatë ditës së djeshme zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ishte ndaluar nga autoritet serbe duke ia pamundësuar që sot të jetë prezent në Konferencën e Sigurisë për Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë, Bislimi ka thënë se sot do të marrë pjesë në këtë konferencë në mënyrë virtuale..
Ditë më parë në Kosovë kishte qëndruar edhe zyrtari serb Petar Petkoviq, i cili ishte ankuar se vizita e tij ishte e kufizuar pasi që shumë prej aktiviteteve të tij i kishte ndaluar shteti i Kosovës./Gazeta10