Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndërrojmë Qeverinë

Gazeta10
12 October 2024 - 9:43

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Përmes një postim në Facebook, ish-kryeministri Haradinaj akuzoi qeverinë për goditje të qëllimshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme,” shkroi Haradinaj.

“Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare”.

“Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndërrojmë Qeverinë!”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10/

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.