Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj takohet me ambasadorin francez, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Gazeta10
11 February 2025 - 13:24

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për procesin zgjedhor që u zhvillua të dielën në Kosovë.

Haradinaj thotë se me Guerot kanë folur edhe për “thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, me theks të veçantë për antarësimin në NATO”.

“Në këtë rrugëtim Franca mbetet një partner i rëndësishëm strategjik. Vlerësova lart angazhimin e Francës për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë. Bashkëpunimi bilateral në shumë fusha ofron mundësi të reja për avancimin e interesave të përbashkëta dhe forcimin e miqësisë së kahershme mes dy popujve.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.