Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj takohet me Hargreaves, flasin për Planin Aksional për Anëtarësimin e Kosovës në NATO

Gazeta10
18 February 2025 - 17:29

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Haradinaj tha se me Hargreavesin folën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, perspektivën euroatlantike të Kosovës, përfshirë Planin Aksional për Anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Me Ambasadorin Hargreaves, biseduam gjithashtu për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe menaxhimin e këtij procesi, deri në certifikimin e rezultateve”.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shkroi Haradinaj.

Më tej, ai tha se e vlerëson lart përkrahjen e vazhdueshme të Londrës për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe forcimin e demokracisë si dhe angazhimin për stabilitet në rajon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.