Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj takon ambasadorin e ri britanik, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Gazeta10
11 March 2024 - 16:58

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Haradinaj tha se e uroi ambasadorin për detyrën e re dhe e falënderoi për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë ta pres në takim njoftues Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.

Duke e uruar për detyrën e re, Ambasadorin Hargreaves e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës. Njëherësh, vlerësova rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.