Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj takon studentët, premton krijimin e fondit për financimin e punësimit të parë

Gazeta10
17 December 2024 - 20:47

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, sot është takuar me studentët.

Haradinaj atyre ua prezantoj programin zgjedhor, ku pati edhe disa premtime për ta.

Në mesin e tyre ai përmendi edhe fondi për financim të punësimit të parë të të rinjve.

“U zotova se mbështetja për rininë do të jetë prioritet, duke investuar në arsim cilësor, përkrahje për ndërmarrësit e rinj dhe lehtësira për kalimin nga shkolla në vendin e punës. Përkrahja e tyre e sinqertë dhe vizioni i përbashkët për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, anëtare e NATO-s dhe një vend të fuqishëm, na japin energji të reja për punën që kemi përpara”, u shpreh ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.