Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Haradinaj tregon tri objektivat kryesore që duhet t’i arrijë Kosova në fazën e parë të marrëveshjes

Gazeta10
20 March 2023 - 19:14

Ish kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka cekur tri objektiva kryesore që duhet arritur në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerëson se Kosova ka tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas tij, Kosova duhet ta arrijë partneritetin për paqe si fazë të parë për anëtarësimin në NATO, të rikthehet në agjendën integruese evropiane dhe ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri.

“Janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO;

Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe;

Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje!

Krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes së Ohrit!”, ka shkruar Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.