Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Uroj që vitin e ardhëm t’i kemi këtu luftëtarët e lirisë që po kalojnë nëpër procese gjyqësore

Gazeta10
29 December 2024 - 15:48

Në eventin që organizoi për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se vitin e ardhshëm, kur pritet një ngjarje e tillë, në mesin e tyre të jenë edhe bashkëluftëtarët e tjerë të lirisë së vendit.

Në mesin e tyre ai përmendi ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Salih Mustafën e Pjetër Shalën.

Haradinaj shtoi se ndaj luftëtarëve të lirisë që janë në proces gjyqësor, ekziston përherë besimi në pafajësinë e tyre.

“Po mbyllim një vit të vështirë, e kemi mbyllur shumë sfida. Uroj që në vitin që vjen, kur e festojmë kështu bashkë, t’i kemi këtu edhe bashkëluftëtarët që po kalojnë nëpër procese gjyqësore, presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, kryetarin Krasniqi, gjeneral Rexhep Selimi, Salih Mustafën, Pjetër Shalën, të gjithë. Janë luftëtarë të lirisë, besojmë në pafajësinë e tyre”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.