
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji me rastin krishtlindjes katolike.
Haradinaj me këtë rast ka uruar edhe atin e shenjtë, Papa Françeskun.
“Uroj veçanërisht Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”, është shprehur Haradinaj.