Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Vasfija dhe Saranda janë engjujt tanë (VIDEO)

Gazeta10
07 October 2022 - 11:35

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka folur shkurt për deputeten e dorëhequr Vasfije Goodman Krasniqi dhe Saranda Bogujevci, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se Vasfije Goodman Krasniqi është një engjull dhe se ai e njeh historinë e saj.

“Jam njoft me historinë e saj herët, vërtetë po ju them se është engjulli yni”, ka thënë Haradinaj.

Më tej, Haradinaj ka thënë se ajo është dëshmia e holokaustit tonë.

“Ajo jeton me e dëshmon holokaustin tonë si Kosovë”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se edhe Saranda Bogujevci është engjulli i Kosovës.

“Edhe Saranda Bogujevci është engjulli yni” ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se edhe mësuesit janë engjujt e Kosovës dhe se ata nuk do të duhej të ishin pjesë e luftës politike.

“Edhe mësuesit tanë janë engjujt tanë, kanë qenë, janë edhe sot, mësuesit dhe arsimtarët. Nuk ish dashtë ata me ardh në këtë mesin tonë të luftës politike”, ka thënë Haradinaj. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.